Together For Albania: Faleminderit Miq
Sot, me 17 Shkurt 2020 ne Bruksel, Konferenca e donatoreve , organizuar nga Bashkimi Europian, i dha nje ndihme te madhe financiare popullit shqiptar dhe njeheresh nje mbeshtetje dhe perkrahje te gjere politike qeverise shqiptare dhe personalisht kryeministrit Edi Rama. Nje miliarde e njeqind e pesedhjete milion euro (1.15 miliarde Euro) per te rindertuar dhe eliminuar pasojat e termetit te 26 nentorit 2019. Shifrat te lene pa fjale. Aq e pabesueshme sa edhe optimisti me naiv nuk e ka imagjinuar. Por eshte e vertete. Shqiperia u shpalos ashtu sic eshte ne tavolinen bujare te Europes dhe ajo, Europa e endrrave tona reagoi si nje nene e mire. Ndaj ne keto momente nuk na mbetet gje tjeter por thjeshte dhe me dore ne zemer te themi : Faleminderit miq dhe ua shperblefshim me pune te mira. Arritja e nje objektivi te tille pa diskutim ishte rrjedhoje edhe i nje angazhimi dhe aksioni mjaft efikas, brenda e jashte vendit, i qeverise shqiptare dhe personalisht e kryem...