Dear Albania
Ky titull me erdhi ndermend pasi pashe dokumentarin mbreselenes me te njejtin titull te aktores amerikane me origjine shqiptare Elisa Dushku.Por motivi dhe nxitja per te hapur kete blog dhe per te shkruar me optimizem per gjithshka positive qe ndodh ne vendin tone lindi nga nje bisede familjare. Fund vitin e kaluar djali im Rubini beri nje udhetim ne Egjypt. Qellimi i vizites ishte per te marre pjese ne dasmen e nje shoku te tij te ngushte dhe me kete rast te vizitonte kete vend te madh me shume histori.Udhetimi,dasma ne nje hotel, prone e ushtrise,, prane bibliotekes se famshme te Aleksandrise dhe me tej vizita ne Kajro,nje rruge me deve ne shkretetire,piramidat,Sfinski dhe te tjera ishin te vecanta qe te mbesin gjate ne kujtese. Shtoj qe Rubinit i pelqen udhetimi por dhe fati e ka ndihmuar qe te eksploroje vende dhe kultura te ndryshme.Ka lindur ne Shqiperi.Ne moshen 9 vjec ka ardhur ne Amerike (USA),ka mbaruar studimet per biznes n...