Dear Albania

     Ky titull me erdhi ndermend pasi pashe dokumentarin mbreselenes me te njejtin titull te aktores amerikane me origjine  shqiptare Elisa Dushku.Por motivi dhe nxitja per te hapur kete blog dhe per te shkruar me optimizem per gjithshka positive qe ndodh ne vendin tone lindi nga nje bisede familjare.
    Fund vitin e kaluar djali im Rubini beri nje udhetim ne Egjypt. Qellimi i vizites ishte per te marre pjese ne dasmen e nje shoku te tij te ngushte dhe me kete rast te vizitonte kete vend te madh me shume histori.Udhetimi,dasma ne nje hotel, prone e ushtrise,, prane bibliotekes se famshme te Aleksandrise dhe me tej vizita ne Kajro,nje rruge me deve ne shkretetire,piramidat,Sfinski dhe te tjera ishin  te vecanta qe te mbesin gjate ne kujtese. Shtoj qe Rubinit i pelqen udhetimi por dhe fati e ka ndihmuar qe te eksploroje vende dhe kultura te  ndryshme.Ka lindur ne Shqiperi.Ne moshen 9 vjec ka ardhur ne Amerike (USA),ka mbaruar studimet per biznes nderkombetar ne nje kolegj te njohur ne New York,diplome masteri nga EDHEC,Nice France ,shume vizita pune e shkolle ne Londer,Paris,Strasburg e deri ne Kapetown ne Afriken e Jugut me bashkestudente  nga e gjithe bota. E gjithe kjo I ka dhene mundesine te shoh,te eksploroje,te gjykoje ne menyre krahasuese,te gjeje shoke e mbeshtetje dhe te ndjehet I lire ne kete mjedis global.
     Gjate diteve qe ishte ne Egjypt gjeti kohen te bente edhe nje vizite ne Shqiperi meqenese ishin dhe festat e fundvitit.Kishte disa vite pa vajtur.
     Si cdo prind,kur u kthye ne shtepi ne New York e pyeta si ishte Egypti,si ishte Shqiperia. U mrekullova kur me foli me fjalet me positive per vendin tone.Nuk ka te krahasuar Shqiperia me Egjyptin,ishin fjalet e tij.Ne Egjypt vizituam shume gjera me vlere,por ne Shqiperi ndjeme ngohtesi,njerezillek,qyteterim dhe culture.Ndjene siguri,permiresim te dukshem ne infrastructure.Nuk mund te presim cudira ,por ne kaq vite,perparime te ndjeshme.Tirana,Durresi,Berati,Fieri,ato pak qytete ku shkova kane ndryshuar per mire.Nuk ka pse te themi jane shume prapa qyteteve te tjera te Europes.Nuk eshte mire te shajme e te nxijme veten kur realiteti eshte krejt tjeter.
      Fjalet e tij me tingelluan mire.Te thena me sinqeritet dhe nga nje I ri qe per 20 vjet jeton jashte, ishin vertet nje nxitje per te hapur blogun tim, me qellimin e vetem : behu njeri pozitiv dhe optimist,evidento e beje publike gjithshka te mire qe sheh dhe degjon per vendin  dhe bashkepatriotet e tu kudo qe jane.
       Ne blogun tim nuk do te gjeni kritika destructive,sharje apo ofendime,por vetem vleresime positive e konstruktive per ate qe shoh e degjoj,ashtu si e mendoj dhe me ate informacion qe kam ne momentin e dhene.Sipas rastit do te shkruaj ne shqip dhe ne anglisht ne menyre qe edhe femijet e shume prej nesh qe kane lindur e jetojne jashte te gjejne dicka  positive nga kontributi im modest.
     

Comments

Popular posts from this blog

To Albania With Love