Posts

Showing posts from December, 2019

Nje Urim Per Gezim Krujen (Ne 80 Vjetorin e Lindjes)

Image
                                                       Keto dite  e  mora vesh  se artisti yne i mirenjohur  Gezim Kruja mbushi 80 vjec. U gezova.  Jete e gjate dhe, po kaq e gjate ,veprimtaria e tij artistike. Me erdhi mire qe njoftimin e dha nje nga talentet me te shquar te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise, kolegu i Gezimit, Zef Deda. Por njekohesisht ndjeva edhe nje dhimbje e trishtim kur e pashe  Gezimin me gjendjen shendetesore te renduar dhe me keq akoma , paksa i harruar nga shoket dhe koleget apo te tjere qe e kane njohur dhe kane pire nje kafe me te, perfshire edhe mua. Ndaj thashe qe eshte momenti qe te reagojme ne menyren me njerezore ndaj ketij personaliteti qe i ka dhene kaq shume artit dhe skenes duke na sjelle kenaqesi dhe mbresa te pashlyeshme per vite te tera. Per 18 vjet, nga viti 1978, sapo dola n...

Dhimbje Qendrese Dhe Besim

        Termeti i 26 Nentorit na ka shkundur e tronditur te gjithe : dheun, shtepite, infrastrukturen, politiken, qeverisjen, institucionet si the karakterin tone; ate ne aspektin personal por edhe me gjere si popull e si komb. Dhe duke thene kete kam parasysh se cdo gje u vu ne testim, nje  testim qe eshte ne proces nga ku do te dale edhe gjykimi i  historise Eshte fat qe media na e sjelle pa filter kete ngjarje te rende shume dimensionale, qe njekohesisht eshte sa tragjike edhe heroike dhe ku secili prej nesh gjen perjetimin e ngjarjeve dhe aktoreve te perfshire, mban shenim dhe i ve noten kujtdo duke mos harruar vetveten. Nuk eshte vendi dhe koha te japesh gjykime apriori. Me siguri ne te ardhmen e afert organet e specializuara e njerezit kompetent do ta thone fjalen e tyre. Por si shqiptar ne keto momente bashkohem me konkluzionin e palekundur,  me ate qe na ben edhe te dhimbshem e krenar: Ne si popull e komb edhe kete radhe e kaluam testin ...