Dhimbje Qendrese Dhe Besim
Termeti i 26 Nentorit na ka shkundur e tronditur te gjithe : dheun, shtepite, infrastrukturen, politiken, qeverisjen, institucionet si the karakterin tone; ate ne aspektin personal por edhe me gjere si popull e si komb. Dhe duke thene kete kam parasysh se cdo gje u vu ne testim, nje testim qe eshte ne proces nga ku do te dale edhe gjykimi i historise
Eshte fat qe media na e sjelle pa filter kete ngjarje te rende shume dimensionale, qe njekohesisht eshte sa tragjike edhe heroike dhe ku secili prej nesh gjen perjetimin e ngjarjeve dhe aktoreve te perfshire, mban shenim dhe i ve noten kujtdo duke mos harruar vetveten.
Nuk eshte vendi dhe koha te japesh gjykime apriori. Me siguri ne te ardhmen e afert organet e specializuara e njerezit kompetent do ta thone fjalen e tyre. Por si shqiptar ne keto momente bashkohem me konkluzionin e palekundur, me ate qe na ben edhe te dhimbshem e krenar: Ne si popull e komb edhe kete radhe e kaluam testin e mbijeteses ne menyren me shembullore, me humane. Te ndjeshem, ne krah te njeri-tjetrit ne fatkeqesine e perbashket; lot, lutje e vajtim pa dallim, solidarizim, veteorganizim e heroizem, mbeshtetje vellazerore nga te gjitha trojet. Popull i respektuar, te cilit iu afrua pa medyshje dora e fqinjit tradicional ballkanas,por edhe me gjere, duke na konsideruar realisht antar dinjitoz te familjes europiane. (Ju politikane mos e teproni. Me kete gjest, me ndihmen dhe mbeshtetjen qe na dha, Europa e bashkuar hapi per ne de fakto negociatat e anetaresimit. Nese nuk beni dot me shume te pakten keni miresine mos i bllokoni me prapesite tuaja).
Pertej asaj qe shohim ne ekran, ka nje ndjenje kombetare ne rritje edhe tek brezi me i ri ne diaspore i cili na inkurajon, na jep shprese e dinjitet. Mes tyre keto dite ne New York nuk pashe vetem dhimbje e lot, por me shume nje gatishmeri per te kontribuar. Pyetja qe shtronin nuk vinte ne diskutim ndihmen financiare por kerkonin se si te ishte ajo me efektive dhe me e drejtperdrejt per njerezit ne nevoje. Per mua nje nga llogarite qe rekomandoja ishte "e-albania.al/dhuro" , llogaria e qeverise shqiptare. Them kete se besoj te shteti im, besoj te shtetaret tane. Uroj qe ata me tej te ngrihen ne lartesine e detyres se pas termetit, aty ku do te vleresohet realisht potenciali i tyre intelektual dhe patriotik: menaxhimi me transparence i fondeve dhe gjithe resurseve materiale e njerezore, projektimi dhe zbatimi ne nje kohe sa me te shkurter i aksionit kombtar te rindertimit dhe eliminimit te pasojave tragjike te termetit. U ka rene njekohesisht edhe barra edhe fati per te mbetur ne histori. Uroj me te miren.
Vasku. New York, Nentor 2019
Comments
Post a Comment