Nje Urim Per Gezim Krujen (Ne 80 Vjetorin e Lindjes)

                                                      
Keto dite  e  mora vesh  se artisti yne i mirenjohur  Gezim Kruja mbushi 80 vjec. U gezova.  Jete e gjate dhe, po kaq e gjate ,veprimtaria e tij artistike. Me erdhi mire qe njoftimin e dha nje nga talentet me te shquar te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise, kolegu i Gezimit, Zef Deda. Por njekohesisht ndjeva edhe nje dhimbje e trishtim kur e pashe  Gezimin me gjendjen shendetesore te renduar dhe me keq akoma , paksa i harruar nga shoket dhe koleget apo te tjere qe e kane njohur dhe kane pire nje kafe me te, perfshire edhe mua. Ndaj thashe qe eshte momenti qe te reagojme ne menyren me njerezore ndaj ketij personaliteti qe i ka dhene kaq shume artit dhe skenes duke na sjelle kenaqesi dhe mbresa te pashlyeshme per vite te tera.

Per 18 vjet, nga viti 1978, sapo dola nga bankat e Universitetit kam punuar e sherbyer ne Shkoder. Shkodra u be vendlindja ime e dyte. Aty krijova familjen dhe u bera me dy femije. Takova e njoha njerez, gjeta shoke e bashkepunetore ne cdo kend, qytet e fshat, ne Nenshkoder e Mbishkoder e deri ne skajin me te larget ne Vermoshin e Kelmendit. Termeti i 15 Prillit 1979 me gjeti atje. Ishte kjo nje ngjarje e rende por qe njekohesisht shpalosi ne menyren me te perkryer ndjesine e nje solidariteti dhe perkushtimi te jashtzakonshem institucional dhe popullor.

Keshtu ne keto vite njoha dhe preka realitetin shkodran : historine, traditat, kulturen, karakterin,  mikepritjen , besimin dhe besnikerine  e tyre te vecante. Cilesi keto qe me plot mirenjohje e them se kane lene gjurme te une. Me beri vecanerisht per vete jeta artistike e Shkodres : e gjalle, pasionante, me artiste virtüöz, ( krenaria e kombit ), e mbi te gjitha  admirova ADN e shkodraneve : humorin. Eshte e pamundur te mos e evidentosh kete cilesi qe e gjen ne cdo mjedis dhe kulmonte ashtu e gjalle edhe ne skene . Nje humor i kripur ( jo i sheqerosur ), humor qe dilte shpesh me shume guxim jashte barrierave te kohes, shprehje e vetedijes popullore per ndryshim.
          Ne kete mjedis njoha edhe Gezim Krujen, artist  i lindur per humor. Njeri i thjeshte, i dashur, i vemendshem, vleresues per cdo gje pozitive, kritik i mpreht ndaj cdo gjeje qe nuk i pelqente gje qe e shprehte hapur ne menyre pasionante ne fjale e ne mimike. Kjo  aftesi e ka bere ate te dashur per te gjithe. Une nuk kam qene nga me te afertit e tij, por puna e solli qe ne vitet e para te demokracise te bashkepunoja me te. Jemi mirekuptuar dhe kemi mbeshtetur njeri-tjetrin. Kemi ndare  kujtime e mbresa qofte edhe familjare. I pelqente bisedat  dhe nuk i harronte.                                        

Ishte viti 1995. Gezimi botoi librin " Qesh e njesh ", me gazmore dhe dialogje te shkruara dhe te interpretuara prej tij ne vite . Une po pergatitesha te levizja me pune e shtepi ne Fier. U takuam dhe pime kafene e fundit bashke. Duke me uruar per vendimin qe kisha mare me dhuroi librin e tij te sapobotuar me nenshkrimin : 'Z. Vlash, kujtim nga Gezimi."  Liber qe e mora me vete dhe e mbaj ne biblioteken time ketu ne New York. E konsideroj nje suvenire nga duart e Gezim Krujes.

                                                     

Ky eshte per mua Mjeshtri i Madh Gezim Kruja, i vleresuar edhe me shume cmime te tjera plotesisht te merituara sepse jane te firmosur nga mirenjohja dhe respekti i publikut shqiptar i kudondodhur.

Ta gezosh ditelindjen mjeshter. Uroj me te miren per ty the familjen tende.


                                       

Comments

Popular posts from this blog

Dear Albania

To Albania With Love