Together For Albania: Faleminderit Miq





Image result for eu pledges 1 billion to albania
Sot, me 17 Shkurt 2020 ne Bruksel, Konferenca e donatoreve , organizuar nga Bashkimi Europian, i dha nje ndihme te madhe financiare popullit shqiptar dhe njeheresh nje mbeshtetje dhe perkrahje te gjere politike qeverise shqiptare dhe personalisht kryeministrit Edi Rama. Nje miliarde e njeqind e pesedhjete milion euro (1.15 miliarde Euro) per te rindertuar dhe eliminuar pasojat e termetit te 26 nentorit 2019. Shifrat te lene pa fjale. Aq e pabesueshme sa edhe optimisti me naiv nuk e ka imagjinuar. Por eshte e vertete. Shqiperia u shpalos ashtu sic eshte  ne tavolinen bujare te Europes dhe ajo, Europa e endrrave tona reagoi si nje nene e mire. Ndaj ne keto momente nuk na mbetet gje tjeter por thjeshte dhe me dore ne zemer te themi : Faleminderit miq dhe ua shperblefshim me pune te mira.
Arritja e nje objektivi te tille pa diskutim ishte rrjedhoje edhe i nje angazhimi dhe aksioni  mjaft efikas, brenda e jashte vendit, i qeverise shqiptare dhe personalisht e kryeministrit Edi Rama. Pa dyshim, per materializimin e ketij suksesi te jashtzakonshem, cdo njeri prej nesh, i cdo krahu politik qofte, duhet ti thote me ze te lart : "Bravo Rama".

Ishte kuptimplote thirrja shpalosur ne front te Konferences : Together For Albania. Togfjalesh domethenes , leksion per te gjithe. Se bashku clirohen burime dhe energji te pacmuara, se bashku politikanet bejne cudira, kapercejne limite e paragjykime te paimagjinueshme, se bashku behêt e ringrihet vendi.

Jam plot optimizem se evenimenti i sotem ne  Bruksel tregoi se vendi yne ka nje udheheqje te pergjegjshme dhe po ecen ne rrugen e duhur. Nihilistet, ata qe shohin vetem zi dhe deshtime, per momentin te bejne nje gjest pendese, te ulin koken (nese nuk kane burrerine te kerkojne te falur), te besojne dhe ti kthehen arsyes dhe shpreses. Duke i bere pyetjen vetes te gjejne edhe sqarimin te aksioma tashme e provuar kudo. Bota e qyteteruar nuk eshte doreleshuar per nje vend me qeveri te korruptuar; nuk te hap e deren e nuk te ndihmon njeri kur rrethohet nga politikane aventuriere dhe sharlatane; nuk te jep kush doren nese nuk shikon driten ne fund te tunelit, projektin dhe vizionin per te nesermen. Rendi, ligji dhe zbatimi i tij, lidershipi profesional dhe institucional,  menaxhimi pa firo i burimeve njerezore dhe materiale jane kushtet me te cilat nuk behet kompromis.

"Together For Albania" eshte nje kambane sidomos ne veshet e disa njerezve qe fatkeqesisht akoma e mbajne veten per politikane. Disa prej tyre kane shkuar shume larg sa nuk mund te korrigjohem me. Si kristian qe jam duke u shprehur bute per ta, i meshiroj dhe u them:  Mjaft, e tepruat, hapni rrugen, dilni ne pension. Per te mos qene vetem merrni nga pas edhe ca te ashtuquajtur analiste qe po na ndotin mjedisin, per te mos thene me shume.

Together For Albania!

Comments

Popular posts from this blog

Dear Albania

To Albania With Love