Posts

Dite te Kendshme ose...Na Ishte Nje Here (Shkruar ne dy kohe) Ocean City, Maryland

Image
Veren e kaluar e mbyllem me disa dite pushimi ne Ocean City, Maryland. Kushdo qe jeton apo ka kaluar disa kohe ne Shtetet e Bashkuara ka  njohuri rreth ketij qyteti ne bregun lindor te Amerikes. Zgjodha shtatorin per faktin  e njohur: vera ka kaluar, zhurma ka rene, cmimet jane me te uleta, eshte me e lehte te levizesh dhe te eksplorosh; por gjithesesi ketu eshte ngrohte dhe normalisht mund te shfrytezosh edhe plazhin. Udhetimi prej rreth 5 oresh nga New York ishte i kendshem, por edhe plot surpriza. Disa emra te njohur na dalin ne rruge.  Dover Air Base ( base ushtarake ajrore ), Georgetown Universiteti (kujtojme qe ketu,  ne vitet e para te demokracise disa nga politikanet tane te rinj ndoqen kurse per domokracine dhe qeverisjen). Por mbi te gjitha  na beri pershtypje rruga e mbingarkuar me motocikleta. Sa me shume qe  i afrohemi destinacionit tone numri vjen ne...

Nuk Eshte Suvenir, Eshte Identitet (Bisede per Kejden ne ditet e Karantines)

Image
Ne lagjen time,  fare prane,  kam nje shkolle fillore. Emertohet Titusville Elementary School. Kohe me pare  shkova te rregjistroje nje nxenese qe sapo kishte ardhur nga Shqiperia me familjen e saj. Prag shkolle dhe kudo punohej  me te gjithe personelin qe kishin ne dispozicion. Mes tyre edhe Mr. Smith, drejtori i sapoemeruar. Prezantohemi dhe  i tregojme arsyen perse kemi ardhur. Me shume dashamiresi, ai, para se te shkojme ne zyre,  na shoqeron ne nje korridor ne front te nje  stende me shume fotografi, ku shkruhej: "We Are Proud Of You" ( Ne jemi kenar per ju ). Foto te nxenesve te ardhur rishtas nga vende te ndryshme te botes. Mes tyre edhe Adisi, Ivi, Aldo, Ermali, nxenes shqiptare me flamurin tone kombetar ne sfond. Nje kompozim i bukur: nxenes, flamuj te ndryshem, mjedise studimi dhe argetimi. Kejda  e impresionuar sikur u lehtesua nga ndrojtja e pare. U ndje e mirepritur, u ndje ngrohte. Duket si nje veprim i thjeshte, por te vajza e vogel...

Thank You Doctor

Image
Eshte nje falenderim qe ia shprehim doktorit tone  sa here qe na bie rasti, ne kliniken e tij apo edhe jashte saj. Por sot eshte nje dite e vecante falenderimesh per ta. Ne ShBA, 30 Marsi eshte Dita Kombetare e Doktorit. Kjo date, ne kushtet e sotme kur luftohet ne nje front te gjere kunder Coronavirusit, merr nje simbolike te vecante. Perkujtimi i kesaj dite ketu ne Amerike ka nje tradite. Nisi me 30 Mars 1933,  dhe per shume vite ishte jo zyrtare. Me 30 mars 1958, Kongresi American i beri nje njohje zyrtare dhe vetem me 30 Mars 1990 Presidenti George W. Bush firmosi dekretin e propozuar  nga Kongresi duke e njohur si feste zyrtare. Eshte nje vleresim qe i behet figures se mjekut. Njerezit ne kete dite, si paciente dhe qytetare u dergojne mjekeve pershendetje, bejne takime, ceremoni, promovime, ndahen dekorata,  u japim lule e kartolina. Eshte nje mirenjohje e sinqert per keta njerez te vecante qe kane bere vend ne zemrat tona. Betimi i Hipokratit eshte d...

Socially Distanced, Spiritually Connected

Image
Keto fjale i mora sot nga Konferenca  e shtypit e Guvernatorit te New Yorkut, Andrew  Cuomo dhe po  i perdor si titull. Deri tani e vetmja vaksine apo kure e provuar : Rrini larg njeri tjetrit, por me zemer dhe shpirt se bashku. Sot eshte dita e pare per mua qe jam i detyruar te mbyllem ne shtepi. E hene, 23 mars 2020. Te gjitha bizneset qe nuk jane esenciale per kete situate i kane vene celesin dyerve. Urdher i prere. Po perpiqem ne kompjuter te rregjistrohem si i papune, por pa sukses. Jane miliona si une ne te njejten kohe qe kerkojne te bejne te njejten gje. Me thone se ndiqet rendi alfabetik dhe me takon ta bej nje dite tjeter, shpresoj te marten. Te shohim. Tani per tani ka gjera me shqetesuese. Ketu ne USA qe ne mengjes rastet e regjistruara pozitiv e kaluan shifren 40 mije. Gjysma e tyre jane ne New York State dhe mbi 80% nga kjo shifer jane ne New York City. Eshte i frikshem pershkallezimi qe ka mare. Me 1 Mars nuk kishte asnje rast te evidentuar ne New Yor...

Together For Albania: Faleminderit Miq

Image
Sot, me 17 Shkurt 2020 ne Bruksel, Konferenca e donatoreve , organizuar nga Bashkimi Europian, i dha nje ndihme te madhe financiare popullit shqiptar dhe njeheresh nje mbeshtetje dhe perkrahje te gjere politike qeverise shqiptare dhe personalisht kryeministrit Edi Rama. Nje miliarde e njeqind e pesedhjete milion euro (1.15 miliarde Euro) per te rindertuar dhe eliminuar pasojat e termetit te 26 nentorit 2019. Shifrat te lene pa fjale. Aq e pabesueshme sa edhe optimisti me naiv nuk e ka imagjinuar. Por eshte e vertete. Shqiperia u shpalos ashtu sic eshte  ne tavolinen bujare te Europes dhe ajo, Europa e endrrave tona reagoi si nje nene e mire. Ndaj ne keto momente nuk na mbetet gje tjeter por thjeshte dhe me dore ne zemer te themi : Faleminderit miq dhe ua shperblefshim me pune te mira. Arritja e nje objektivi te tille pa diskutim ishte rrjedhoje edhe i nje angazhimi dhe aksioni  mjaft efikas, brenda e jashte vendit, i qeverise shqiptare dhe personalisht e kryem...

Nje Urim Per Gezim Krujen (Ne 80 Vjetorin e Lindjes)

Image
                                                       Keto dite  e  mora vesh  se artisti yne i mirenjohur  Gezim Kruja mbushi 80 vjec. U gezova.  Jete e gjate dhe, po kaq e gjate ,veprimtaria e tij artistike. Me erdhi mire qe njoftimin e dha nje nga talentet me te shquar te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise, kolegu i Gezimit, Zef Deda. Por njekohesisht ndjeva edhe nje dhimbje e trishtim kur e pashe  Gezimin me gjendjen shendetesore te renduar dhe me keq akoma , paksa i harruar nga shoket dhe koleget apo te tjere qe e kane njohur dhe kane pire nje kafe me te, perfshire edhe mua. Ndaj thashe qe eshte momenti qe te reagojme ne menyren me njerezore ndaj ketij personaliteti qe i ka dhene kaq shume artit dhe skenes duke na sjelle kenaqesi dhe mbresa te pashlyeshme per vite te tera. Per 18 vjet, nga viti 1978, sapo dola n...

Dhimbje Qendrese Dhe Besim

        Termeti i 26 Nentorit na ka shkundur e tronditur te gjithe : dheun, shtepite, infrastrukturen, politiken, qeverisjen, institucionet si the karakterin tone; ate ne aspektin personal por edhe me gjere si popull e si komb. Dhe duke thene kete kam parasysh se cdo gje u vu ne testim, nje  testim qe eshte ne proces nga ku do te dale edhe gjykimi i  historise Eshte fat qe media na e sjelle pa filter kete ngjarje te rende shume dimensionale, qe njekohesisht eshte sa tragjike edhe heroike dhe ku secili prej nesh gjen perjetimin e ngjarjeve dhe aktoreve te perfshire, mban shenim dhe i ve noten kujtdo duke mos harruar vetveten. Nuk eshte vendi dhe koha te japesh gjykime apriori. Me siguri ne te ardhmen e afert organet e specializuara e njerezit kompetent do ta thone fjalen e tyre. Por si shqiptar ne keto momente bashkohem me konkluzionin e palekundur,  me ate qe na ben edhe te dhimbshem e krenar: Ne si popull e komb edhe kete radhe e kaluam testin ...