Posts

Showing posts from April, 2020

Dite te Kendshme ose...Na Ishte Nje Here (Shkruar ne dy kohe) Ocean City, Maryland

Image
Veren e kaluar e mbyllem me disa dite pushimi ne Ocean City, Maryland. Kushdo qe jeton apo ka kaluar disa kohe ne Shtetet e Bashkuara ka  njohuri rreth ketij qyteti ne bregun lindor te Amerikes. Zgjodha shtatorin per faktin  e njohur: vera ka kaluar, zhurma ka rene, cmimet jane me te uleta, eshte me e lehte te levizesh dhe te eksplorosh; por gjithesesi ketu eshte ngrohte dhe normalisht mund te shfrytezosh edhe plazhin. Udhetimi prej rreth 5 oresh nga New York ishte i kendshem, por edhe plot surpriza. Disa emra te njohur na dalin ne rruge.  Dover Air Base ( base ushtarake ajrore ), Georgetown Universiteti (kujtojme qe ketu,  ne vitet e para te demokracise disa nga politikanet tane te rinj ndoqen kurse per domokracine dhe qeverisjen). Por mbi te gjitha  na beri pershtypje rruga e mbingarkuar me motocikleta. Sa me shume qe  i afrohemi destinacionit tone numri vjen ne...

Nuk Eshte Suvenir, Eshte Identitet (Bisede per Kejden ne ditet e Karantines)

Image
Ne lagjen time,  fare prane,  kam nje shkolle fillore. Emertohet Titusville Elementary School. Kohe me pare  shkova te rregjistroje nje nxenese qe sapo kishte ardhur nga Shqiperia me familjen e saj. Prag shkolle dhe kudo punohej  me te gjithe personelin qe kishin ne dispozicion. Mes tyre edhe Mr. Smith, drejtori i sapoemeruar. Prezantohemi dhe  i tregojme arsyen perse kemi ardhur. Me shume dashamiresi, ai, para se te shkojme ne zyre,  na shoqeron ne nje korridor ne front te nje  stende me shume fotografi, ku shkruhej: "We Are Proud Of You" ( Ne jemi kenar per ju ). Foto te nxenesve te ardhur rishtas nga vende te ndryshme te botes. Mes tyre edhe Adisi, Ivi, Aldo, Ermali, nxenes shqiptare me flamurin tone kombetar ne sfond. Nje kompozim i bukur: nxenes, flamuj te ndryshem, mjedise studimi dhe argetimi. Kejda  e impresionuar sikur u lehtesua nga ndrojtja e pare. U ndje e mirepritur, u ndje ngrohte. Duket si nje veprim i thjeshte, por te vajza e vogel...