Nuk Eshte Suvenir, Eshte Identitet (Bisede per Kejden ne ditet e Karantines)
Ne lagjen time, fare prane, kam nje shkolle fillore. Emertohet Titusville Elementary School. Kohe me pare shkova te rregjistroje nje nxenese qe sapo kishte ardhur nga Shqiperia me familjen e saj. Prag shkolle dhe kudo punohej me te gjithe personelin qe kishin ne dispozicion. Mes tyre edhe Mr. Smith, drejtori i sapoemeruar. Prezantohemi dhe i tregojme arsyen perse kemi ardhur. Me shume dashamiresi, ai, para se te shkojme ne zyre, na shoqeron ne nje korridor ne front te nje stende me shume fotografi, ku shkruhej: "We Are Proud Of You" ( Ne jemi kenar per ju ). Foto te nxenesve te ardhur rishtas nga vende te ndryshme te botes. Mes tyre edhe Adisi, Ivi, Aldo, Ermali, nxenes shqiptare me flamurin tone kombetar ne sfond. Nje kompozim i bukur: nxenes, flamuj te ndryshem, mjedise studimi dhe argetimi. Kejda e impresionuar sikur u lehtesua nga ndrojtja e pare. U ndje e mirepritur, u ndje ngrohte. Duket si nje veprim i thjeshte, por te vajza e vogel, qe sa do te fillonte klasen e katert, ky moment prezantimi la gjurme. Nje fillim i ri, ne nje mjedis te ri, por me nje vazhdimesi shqiptare. "Bukur apo jo, kjo eshte Amerika. Welcome to the USA", - tha drejtori duke na dhene doren te gjitheve sa ishim aty. Dhe jo vetem kaq. Ne diten e pare te shkolles nje parakalim simbolik. Edhe femijet shqiptar bene xhiron e tyre me flamurin tone kombetar. Larmi flamujsh, larmi ngjyrash. Sipas alfabetit flamuri yne pas atij amerikan. Nuk i bente hije, por sikur e lartesonte edhe me shume. Ne nje mjedis te tille provon emocione te vecanta. Ndjehesh i mirepritur, gjitheperfshires, i respektuar ne vlerat dhe traditat qe trashegon.
Pak dite me pare fola perseri me Kejden. Sic vetekuptohet, ne telefon, se jemi ne gjendje izolimi. (Jemi ne New York, sot epiqendra e epidemise ). Kejda eshte rritur tashme dhe eshte studente ne universitet. Sapo vjen per pushime apo si edhe keto pushimet e detyruara, shkon menjehere te Adams Fair Acre Farms, nje supermarket qe e ka prane dhe punon si kashiere. Ia hapa biseden per fillimet e saj ne shkollen e lagjes tone. Me besoni, u impresionova. Kejda kujtonte gjithshka me detaje. Mbi te gjitha ishte e frymezuar nga ai moment i pare. Dhe shtoi. Cdo here ne dhomen time apo edhe ne canten e shkolles kam dicka shqiptare, jane me shume se sa suvenire, jane simbole qe me japin dinjitet dhe me motivojne, jane identiteti yne, - shprehet ajo. Dhe mes tyre mbaj me vete edhe kete fotografi. Shikoj foton me kersheri : Kejda bebe ne krahet e mamit Albana me stetoskopin e doktorit ne qafe.
Dal kur ka festuar nje vjetorin e lindjes. Mes lodrave qe mamaja i vuri perpara, Kejda zgjodhi stetoskopin. "Kjo me ka shoqeruar gjithe jeten, nje enderrr qe do ta bej realitet. Ndaj edhe vendosa qe te vazhdoj studimet per mjekesi", -thote Kejda jo pa modesti.
Nuk mund ta fsheh kenaqesine qe ndjeva. U emocionova. Vitet ikin shpejt dhe nje doktoreshe tjeter shqiptaro - amerikane do ti shtohet komunitetit tone. Eshte pune e veshtire , - i them per ta ngacmuar me tej biseden. E shikon se si po ndeshen ne kete situate pandemike personeli mjekesor ne New York e ne cdo vend te botes? Pikerisht kjo me frymezon qe edhe une se shpejti ti rreshtohem armates se mjekeve, - thote Kejda me krenari. Kam punuar si vullnetare gati nje vit ne cdo weekend ne spitalin e qytetit tone (Mid Hudson Regional Hospital), - vazhdon Kejda. Beja pune te thjeshta : shperndaja posten, shtypin ne cdo dhome pacientesh, lule e dhurata. Shpesh ndihmoja edhe personelin mjekesor. Me ka bere pershtypje perkushtimi dhe pasioni i mjekeve dhe i infermiereve. Reagimi e falenderimet e pacienteve nuk kane te pershkruar. Ndjeja se ekziston nje kemistri e vecante midis doktoreve dhe pacienteve, qe besoj nuk do ta gjeje ne asnje profesion tjeter, apo jo, - me drejtohet Kejda duke mos me lene me mundesi per te folur.
Rruge te mbare Kejda. Brezi juaj po pergatitet ne keto kohe te veshtira per te marre ne dore jeten. E parafytyroj Kejden ne tavolinen e saj te punes si doktoreshe. Perballe fotoja me stetoskop ne krahet e mamase se saj, ngjitur fotoja e diplomes dhe ne sfond edhe dicka shqiptare per identitet. E shpejt do te jete ajo dite.

Comments
Post a Comment