Nje Bisede Per Ermal Meten



        Cdo vit ne javen e pare te muajit maj, Marist College ne Poughkeepsie,New York organizon konkursin per fashion designer. Tashme ky aktivitet tradicional promovon studentet e kesaj fushe para nje audience jo vetem ne New York, por edhe ne nivel kombetar e bile edhe me tej. Suksesi ka terhequr vemendjen e publikut,te medias dhe te specialisteve te njohur. Por per mua e vecanta e ketij viti ishte takimi i rastesishem me gjyqtaren italiane Franceska  Liberatore, anetare e jurise se ketij evenimenti. Anglishtja e saj me theks me terhoqi vemendjen dhe keshtu u prezantuam. Sa degjoi qe jam shqiptar reagoi  si te ishim njohur  prej kohesh. Dhe vazhdoi ashtu si dine  te flasin italianet kur kapen nga emocionet.
          - Shoku im me i mire eshte shqiptar dhe eshte kengetar i njohur ne Itali. Ai quhet Ermal Meta,- tha ajo me shume kenaqesi.
          - Ermali qe fitoi ne Sanremo dhe do ju perfaqesoj ju italianet ne Eurovizion, - shtova une.
        Kaq u desh qe ne te vazhdonim biseden , per aq kohe sa kishim, me shume ngrohtesi. Nga biseda jone shkeputa disa fjale qe mendoj se shprehin respekt.
         Per Francesken, Ermal Meta eshte sot zeri me perfaqesues ne Itali. Ai eshte jo vetem nje kengetar i shquar, por edhe nje njeri me zemer te madhe. Ka synime te spikatura dhe eshte kembengules per t'i arritur. E njeh mire mjedisin qe e rrethon, qe disa here jane xheloz tej mase (sidomos ne  Milano ku tani jeton), por di te lundroje edhe ne keto rrethana. Eshte bere kengetar ne Itali, por edhe e shpreh hapur origjinen e tij. Ndaj  e ka marre seriozisht pergatitjen per koncertin e tij te pare  ne Shqiperi,ne qershor te ketij viti. E percolla  per ne Portugali me urimet me te mira per te ne Eurovizion. Mezi po pres qe te takohemi kur te kthehemi ne Milano. Keto ishin disa nga fjalet e saj. Me erdhi mire kur e degjova. E perqafova sikur te kisha takuar edhe Ermalin.
          Diten tjeter e takova per ta percjelle. Me tregoi se cfare kishte komunikuar me Ermalin edhe gjate ketyre dy diteve. Me erdhi mire qe me kishte perfshire edhe mua ne ate shkembim emaili. I urova rruge te mbare, gjithashtu i shpreha edhe nje kerkese per ta perqafuar Ermalin edhe nga une duke i thene se e duam shume dhe jemi te gjithe shume krenar per te.
          Vitin tjeter Franceska do te vij perseri ketu per konkursin e radhes. Eshte kontrata qe ka me kolegjin. Me siguri qe do ta takoj. Nese vjen edhe me Ermalin do te jete nje kenaqesi edhe me shume. Nuk i dihet. Uroj qe te ndodhe keshtu.                                             

-Vasku

Comments

Popular posts from this blog

Dear Albania

To Albania With Love