Besoj Per Nje Vit Me Te Mire

         
                                     Besoj Per Nje Vit Me Te Mire


     Dalengadale pushimeve te veres po u vjen fundi. Shumekush, ne menyren e vete, beri dicka gjate kesaj kohe. E mira eshte qe objektivisht te reflektojme. Si ishim nje vit me pare? Cfare ndryshimesh ka bere vendi yne? Po ne cfare kemi bere per te? Ke takove , cfare ndjeve...? Pyetje  qe te vene ne mendime. Une,  pergjigjen e gjeje, si nje e tere, te nje hapesire shqiptare qe po leviz ne drejtimin e duhur,qe po motivohet, qe ka shprese, qe po identifikohet si e tille dhe po imponon me pune e sjellje me shume dinjitet e respekt.
     Jo te gjithe pajtohen me mua. I mirekuptoje. Pergjigja ime per ta eshte e thjeshte. Te shikosh perreth vetem zi e trishtim, te degjosh e te flasesh eger pa asnje dallim,te mallkosh deri edhe zotin se nuk je ne gjendje te shohesh pertej hundes tende ndonje rreze drite, eshte fatkeqesi. Leksiku i sharjeve eshte sa i rende,po aq edhe terheqes  e infektues. Por vlera nuk sjelle. Evidentimi i pozitives,qofte edhe per gjera ne dukje te vogla e te thjeshta,eshte nje kontribut modest per nje shoqeri te civilizuar
      E kam thene qe ne shkrimin e pare, qe misioni im eshte te evidentoje e te ngre zerin per cdo gje shqiptare qe me ben te ndjehem mire dhe i respektuar ne mjedisin ku jetoj.
       Me poshte po shkruaj disa radhe ne forme skicash nga experienca qe kam perjetuar ne vende e rrethana te caktuara.

                                                   Punta    Cana

     Nje jave nga pushimet e ketij viti i kaluam ne kete resort, ne Republiken Domenikane.Ishte nje zgjedhje per te festuar si familje, 20 vjetorin e ardhjes sone ne USA si dhe per te shijuar per here te pare nje resort ne Caraibe.
     Ajo qe perjetuam atje ishte pertej parashikimit.Gjithshka e organizuar dhe servirur ne menyre perfekte. Por ajo qe na e shtoi gjallerine ishte edhe njohja me shqiptare te tjere te ardhur nga Europa dhe America Veriore. Vecoj nje prej tyre. Ishte dita jone e dyte. Ne pishine organizohej nje aktivitet mes te rinjve. Muzike, vallzim latin, lojra. Me pas nje kampionat me mundje dore. Djem dhe vajza ne  nje numer te konsiderueshem. Degjuam spikerin:
   - What is your name ?
   -  Adem,- ishte pergjigja.
    Nuk i kushtuam rendesi si fillim. Adem ka bota muslimane kudo.  Me tej.
   -  Where are you from ?
   - From Albania, - pergjigjet Ademi.
   Kaq u desh dhe vrapuam te ishim sa me prane. Pas disa raundeve Ademi ne finale me nje amerikan. Tifozet te  ndare. Grupi i madh : U(ju) - S(es) - A(ei). Ne 4-5 veta : Albania, Albania.
    Ademi doli fitues.I afrohem dhe e perqafoj.Na nderove dhe  na bere te njohur  edhe ketu,i them dhe e pyes nga eshte. Vij nga Berna e Zvicres dhe jam shqiptar nga Maqedonia,por kudo qe jam jashte them nga Shqiperia. Me duket se ky emer me nderon me shume. Me erdhi mire dhe beme nje foto se bashku, ashtu sic eshte bere tashme tradite e bukur,  me simbolin e shqiponjes. Gjesti yne nuk kaloi pa vemendje. Ditet ne vazhdim volejboll ne plazh. Ademi dhe une ne nje ekip.Te tjere u bashkuan me ne. Xhuzepe, nga Napoli, shok i Ademit  (punojne bashke ne Zvicer) "rekrutonte" lojtare. Kush do te vije me ne duhet te beje keshtu ,dhe bashkoi duart si krahet e shqiponjes. Shume e provuan. Disa mire,disa keq. Por te gjithe qeshem. Ne si shqiptare edhe me shume . Gje e vogel, e thjeshte, por na i zbukuruan ditet ne vazhdim. (vijon)

                                 

Comments

Popular posts from this blog

Dear Albania

To Albania With Love