Sa Mire Kur Shqiptare Dhe Serbe Mirekuptohen

                   
                                   Sa  Mire  Kur Shqiptare Dhe Serbe Mirekuptohen
       
             Milica nga Chicago erdhi ne qytetin tone ne Poughkeepsie  ne shtetin e New Yorkut sepse shoqeroi vajzen e saj studente ne nje turne Lakrosi. Turneu zgjati disa dite, keshtu qe ajo se bashku me dy djemte me te vegjel ,10 - 12 vjecare gjeti kohe per te bere edhe nje vizite ne New York City. Ishte muaji i kampionatit boteror te futbollit. I coj me makine ne stacionin e trenit. Henry, djali i saj me i madh kishte veshur nje bluze sportive me emrin Ibrahimovic ne shpine.
            - Qenke tifoz futbolli, - i them. Por lojtari yt i preferuar nuk mori pjese ne kete kampionat. Dhe me tej vazhdoj: - Jeni suedeze?
             - Jo, - pergjigjet zonja.Jemi ballkanas, jemi serbe. Megjithese si une dhe femijet kemi lindur ne Chicago , asnjehere nuk e mohoje origjinen time.
              Edhe une prezantohem. Pastaj kthehem te futbolli si per te nxitur biseden.
             - Me vjen keq qe Serbia humbi. Te pakten te kishim ate si ballkanas, - shtova me dashamiresi               - Mire do te ishte, por kemi Kroacine te pakten si ngushellim,- me korrigjoi ajo.
             - Po ke te drejt, megjithese une kete radhe mbeshteta Zvicren per aresyen....
             - E di, e di arsyen ,- me nderpreu ajo. Lojtaret tuaj na munden, - tha duke qeshur.
             -  Luajten me mire dhe nuk e permbajten dot gezimin. Aq sa gjesti i tyre ka bere nervoz shume prej jush, (duke nenkuptuar serbet ne teresi),nuk e di tek ju si ka ndikuar.
             -Jo , -tha, jo te gjithe mendojne keshtu. Une jetoj ne Chikago ku ka nje numer te konsiderueshem serbesh dhe shqiptaresh dhe shkojme mire me njeri-tjetrin. Gezimi i Xhakes dhe Shaqirit,- vijoi ajo,- ishte plotesisht i arsyeshem. Ata ashtu si e ndjene edhe e shprehen gezimin e tyre. S'ka gje me te bukur. Jane te rinj entusiaste. Ne serbet  shpesh festojme me tre gishtat, qe jo kushdo flet mire. Te tjere bejne kryqin dhe i luten zotit per fitoren. Sikurse  myslimanet ulen ne gjunje  per te njejten arsye. Kane te drejten e tyre ta bejne. Nuk eshte ofendim.
              Me erdhi mire kur i degjova keto fjale , aq me teper te thena ne sy te femijeve. U ndala ne stacionin e trenit dhe u hapa deren e makines.
           - Ishte nje kenaqesi biseda me ju, - i thashe.
           - Kenaqesia ishte e jona, - ma ktheu ajo me te njejtin respekt dhe me afroi disa dollare per sherbimin qe i bera. Nuk i pranova. Ajo insistoi. Atehere ia mora dhe ia ndava te dy djemve te saj. Femijet u terhoqen paksa dhe po shikonin nga e ema.
           - Ok, we will give up, u tha ajo djemve. Accept those. He is albanian, and is like your uncle. He loves you. Give him a hug.( Ok,pranojini. Ai eshte shqiptar, eshte si xhaxhi juaj dhe u do juve. Jepeni nje perqafim).
           Te dy djemte mu hodhen ne qafe dhe me dhane nje perqafim te ngrohte e te bute. Ngrohtesine e tyre edhe sot e ndjeje. Pse te mos kemi edhe me shume takime te tilla. (Vijon )

Comments

Popular posts from this blog

Dear Albania

To Albania With Love