Thank You Doctor



National Doctor's Day 2020 - Digestive Health Specialists P.A
Eshte nje falenderim qe ia shprehim doktorit tone  sa here qe na bie rasti, ne kliniken e tij apo edhe jashte saj. Por sot eshte nje dite e vecante falenderimesh per ta.

Ne ShBA, 30 Marsi eshte Dita Kombetare e Doktorit. Kjo date, ne kushtet e sotme kur luftohet ne nje front te gjere kunder Coronavirusit, merr nje simbolike te vecante. Perkujtimi i kesaj dite ketu ne Amerike ka nje tradite. Nisi me 30 Mars 1933,  dhe per shume vite ishte jo zyrtare. Me 30 mars 1958, Kongresi American i beri nje njohje zyrtare dhe vetem me 30 Mars 1990 Presidenti George W. Bush firmosi dekretin e propozuar  nga Kongresi duke e njohur si feste zyrtare. Eshte nje vleresim qe i behet figures se mjekut. Njerezit ne kete dite, si paciente dhe qytetare u dergojne mjekeve pershendetje, bejne takime, ceremoni, promovime, ndahen dekorata,  u japim lule e kartolina. Eshte nje mirenjohje e sinqert per keta njerez te vecante qe kane bere vend ne zemrat tona.

Betimi i Hipokratit eshte deviza per cdo doktor sot kudo qe ndodhet. Ata (doktoret) jane betuar para zotit se puna e tyre ne sherimin e njerezve do te jete ne standarta te larta etike. Betim i thjeshte, por kuptimplote. Permbushjen e ketij betimi e shikojme te gjithe ne jeten e perditshme. Le te mendojme per nje moment: Jane doktoret qe diagnostigojne semundjet tona perdite, adresojne dhe  shpjegojne friken qe na pushton. Ata bejne cudira, hapin dhe operojne trupin tone se gjalli dhe na heqin te keqen, mbajne zemrat tona ne duart e tyre, kockat e thyera pas aksidentit i mbledhin nje e nga nje dhe i bejne se bashku. Doktoret na ngrene ne kembe dhe me keshillat e tyre na motivojne qe ta duam jeten me shume dhe ta jetojme ate me dinjitetin dhe kujdesin e duhur.

Sot po perjetojme  nje situate te re,  te papare ndonjehere. Pandemia Covid - 19 ka mberthyer mbare boten. Njerezimi  eshte ne nje lufte per jete a vdekje. Ne vijen e pare jane doktoret. Ata jane gjeneralet, superheronjte e kesaj lufte. Nuk mund te thuhen me fjale perpjekjet dhe sakrificat qe ata po bejne. Po i permbledh ne nje: jane te jashtezakonshem. Ne kete dite perkujtimore dua ti falenderoje te gjithe: Doktore jeni shpetimtaret e njerezimit, jeni te derguarit e zotit ne toke. Ju faleminderit.

cdn.abcotvs.com/dip/images/6060435_032920-cc-ap...
Jetoj ne New York, ku keto dite  eshte edhe epiqendra e Coronavirusit. Qe ketu e ndjeje si obligim te shpreh disa fjale  adhurimi per doktorin me te njohur e me te dashur sot ne SHBA, Dr. Anthony Fauci, antar i Task Force ngritur nga Presidenti Donald Trump ne White House. Dr. Fauci eshte figura kryesore ku jane perqendruar syte e publikut amerikan. Pak njohuri per te: Eshte 79 vjec, italian - amerikan lindur ne Brooklin, New York. Shkencetar, immunolog, Drejtor i Institutit Amerikan te Semundjeve Alergjike dhe Infektive qe nga viti 1984 e ne vazhdim. Anetar i disa akademive shkencore ne mbare boten, anetar bordi ne shume revista shkencore mjekesore. Autor, bashke - autor dhe botues  i mbi 1000 botimeve shkencore duke perfshire edhe 17 tekste per studentet universitare. I vleresuar me shume cmime e medalje. Me 2008 presidenti amerikan e nderoi me Medaljen e Lirise, medalja me e larte civile ne SHBA.
     
Public American e njeh Dr. Fauci qe nga vitet  80te kur kur ai drejtonte grupin e eksperteve te angazhuar ne luften kunder SIDAS. Sot ai eshte perseri ne skene ndaj nje epidemie akoma me te madhe. Perhere i sakte dhe i prere. Nuk ben kompromis me politiken. Eshte kurajoz. Ishte ai qe dha alarmin se SHBA nuk eshte e pergatitur sa duet dhe Administrata Amerikane nuk e ka marre seriozisht luften kunder koronavirusit. Shkoi para kongresit e deklaroi se testet e para ishin nje deshtim. Me argumentet dhe konkluzionet e nxjerra e ka imponuar Administraten e presidentit Trump qe te zgjohet nga gjumi dhe te reflektoje. Masat e mara tani jane me shtrenguese, presidenti ka evokuar Aktin e Mbrojtjes, te drejten qe ka sipas ligjit, per te aktivizuar burimet njerezore e materiale, shtuar kapacitetet e industrise per  shtimin e prodhimit te pajisjeve mjekesore.
     
Per kete arsye Dr.Fauci eshte i perditshem para publikut. Ndonjehere, kur per arsye pune nuk eshte ne krah te presidentit ne konferencat e tij te perditshme me shtypin, pyetja e pare qe bejne gazetaret eshte: ku eshte  Dr Fauci. Mos i ka ndodhur gje. Cdo vendim qe merret ne rang federal, apo lokal i referohet gjykimit te Dr Faucit. Ai eshte a "truth teller" (tregues i te vertetes),thote Nancy Pelosi. Doktor Fauci me ekspertet e tij kane bere per kete situate me shume se edhe presidenti, thote Joe Biden. Dr, Fauci is  "a new brightest star in the national scene"( nje yll i ri dhe me i shkelqyeri ne skenen kombetare ), e perkufizon New York Times.
     
Dr. Anthony Fauci ne dhjetor te ketij viti do te mbush 80 vjet. Ne i urojme edhe 100. Faleminderit Dr. Fauci.
     

Comments

Popular posts from this blog

Dear Albania

To Albania With Love