Dite te Kendshme ose...Na Ishte Nje Here (Shkruar ne dy kohe) Ocean City, Maryland
Veren e kaluar e mbyllem me disa dite pushimi ne Ocean City, Maryland. Kushdo qe jeton apo ka kaluar disa kohe ne Shtetet e Bashkuara ka njohuri rreth ketij qyteti ne bregun lindor te Amerikes. Zgjodha shtatorin per faktin e njohur: vera ka kaluar, zhurma ka rene, cmimet jane me te uleta, eshte me e lehte te levizesh dhe te eksplorosh; por gjithesesi ketu eshte ngrohte dhe normalisht mund te shfrytezosh edhe plazhin. Udhetimi prej rreth 5 oresh nga New York ishte i kendshem, por edhe plot surpriza. Disa emra te njohur na dalin ne rruge. Dover Air Base ( base ushtarake ajrore ), Georgetown Universiteti (kujtojme qe ketu, ne vitet e para te demokracise disa nga politikanet tane te rinj ndoqen kurse per domokracine dhe qeverisjen). Por mbi te gjitha na beri pershtypje rruga e mbingarkuar me motocikleta. Sa me shume qe i afrohemi destinacionit tone numri vjen ne rritje. Dhe ne Ocean City e papritura : me mijera. Ishte "Bike week 2019". Viti i 9 rresht ketu dhe ne te njejtin muaj. Ngjarja me e madhe e shoqates amerikane te motociklisteve ne bregun lindor. Zhurme, muzike, lokalet te tejmbushur. Ne qendren e konventes kioska pambarim. Shesin produktet e reja, foto gjithandej, reklama klubesh. Secili do qe te konkuroje. Motocikliste te panumert, me grate apo te dashurat. Disa njihen prej kohesh, te tjere te rinj prezantohen dhe kerkojne te anetaresohen ne klubet e preferuara. Cdo pike shitje ka artikuj per ta. Dominojne ato qe perkrahin presidentin Trump. (Eshte fakt i njohur qe shoqata amerikane e motociklisteve e ka te preferuarin e saj presidentin e sotem dhe ka vene gjithshka ne dispozicion per ta mbeshtetur ate, aq sa nuk eshte e lehte te adresosh nje kritike Trumpit kur je ne syte e tyre). Ne Shtetet e Bashkuara ekziston nje si mit per jeten, kulturen the veprimtarine e motociklisteve dhe klubeve ku ata aderojne. Jane bere objekt librash e filmash si dhe personazhe qe mbahen ne gojen e publikut per vite te tera.
Ishte e shtune, dita e fundit per ta, ndersa per ne dita e pare e pushimeve. Dita tjeter qetesi absolute. Motociklistet u larguan duke mare me vete edhe zhurmen qe krijuan, ndersa tek ne lane kujtimet. Perfitojme te eksplorojme qytetin. Ne boardwalk, perballe oqeanit dyqane, restorante, kende lojnash. Na ze syri nje numer flamujsh (me shume se dhjete) qe valeviten ne front. Mes tyre edhe flamuri yne kombetar. Qendrojme dhe bejme nje foto dhe njekohesisht pyesim.
Fotografi na shpjegon se keta flamuj perballe marketit "The Kite Loft" tregojne se punonjesit ketu kane ardhur nga keto vende. Komuniteti i respekton, dhe per keta te rinj te punesuar eshte nder e krenari. Kurioziteti na shtyn te futemi ne kete market ku e patem te lehte te takojme Elisen nga Fieri, studente, ardhur nepermjet nje agjensie punesimi vetem per sezonin e veres. Eshte rregull qe ne uniformen te punes per cdo punjonjes te kete name tag ( emrin e identifikimit ). Dukshem qe nga larg lexojme emrin, kombesine me flamurin perkates. Ndonese e shkurter, biseda me Elisen ishte informative dhe mbreselenese. Jane mbi 20 te rinj shqiptare qe punojne ne kete qytet per kete sezon,- thote ajo. Pothuajse te gjithe jetojne ne te njejten shtepi, aty ku kryqezohet Rruga 3 me bulevardin Maryland. Eshte shume e lehte ti gjesh se ne front te shtepise kane shpalosur flamurin shqiptar, qe te bie ne sy edhe nje distance prej dhjetera metrash.
Elisa punon shume, ne dy vende pune. Ben me shume se 60 ore ne jave, por eshte e kanaqur. Nuk do qe te qendroje ilegalisht. Pas mbarimit te kontrates do te kthehet. Malli e ka mare per familjen the vendin. Puna dhe qendrimi ketu ishte per te nje eksperience e re me shume vlera. Vitin tjeter ka deshire te vije prape the pastaj do te vendosi per te ardhmen e saj. Keshtu na u shpreh me ciltersi Elisa jone. Ne kete mjedis takuam edhe te tjere te rinj nga Europa, kryesisht ajo lindore. Antoni nga Maqedonia. Faruku nga Turqia qe punon me Besnikun nga Tirana dhe ndajne bashke qirane e apartamentit ku jetojne. Nicoleta dhe Laura, recepsioniste ne hotelin tone ishin nga Rumania. Pothuajse te gjithe ne te njejten moshe, moshe studenti. Jane te pashem, punetor, perfekt ne gjuhen angleze, impresionues ne sjellje dhe paraqitje.
Keshtu i kaluam keto dite ne Ocean City, ku takimi edhe me keta rinj ishte nje vlere e shtuar. Ndaj u ndame me Elisen dhe te tjeret me deshiren per tu pare perseri ne sezonin ardhshem veror. POR ... dhe per kete shtrojme nje pikepyetje te madhe. Jetojme ne 2020, pandemi mbareboterore shkaktuar nga korona virusi. Fjalet qe shkrova me lart duket se i shkojne me mire nje rrefimi qe fillon me : "Na ishte nje here". Bota eshte e tmerruar, eshte ne zi, eshte e pasigurt. Duket si nje permbysje e madhe, e paimagjinueshme. Kane humbur e vazhdojne ne shifra te larta te ikin mijera jete njerezish, miliona te infektuar qe nuk e dine nese do te shpetojne, ekonomia ne tatepjete, financat bosh. Presim veren, por sivjet vera normale do te jete ne leter jo ne praktike, thote kryeeksperti amerikan Dr. Anthony Fauci. Kur te dalim nga izolimi dhe karantina, jashte do te shikojme nje bote tjeter, thoshte keto dite Kisinger. Bote qe do te kerkoje kohe te kthehet ne normalitet. Duhet te pergatitemi per nej fillim te ri, te veshtire. Sot behet fjale qe te shpetojme koken, neser te shikojme se si ta gezojme jeten. Mbetem me shprese se lufta do te fitohet. Lume kush eshte i ri. Ata kane fatin dhe pergjegjesine per kete bote re me shume te papritura. Cdo brez e ka bere dhe fituar nje lufte. Tani eshte radha e te rinjve te sotem.

Comments
Post a Comment